Ahmeti dhe Grubi kanë bërë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në pa e njoftuar kryesinë!

Maqedonia

Ahmeti dhe Grubi kanë bërë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në pa e njoftuar kryesinë!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 21:39
Ahmeti, Grubi

Burime mirë të informuara të afërta me udhëheqësinë e BDI-së, për portalin “Libertas”, kanë  zbuluar një skenar , siç e kanë quajtur, të “pistë” të Ali Ahmetit, të cilin e mbajnë të fshehur madje edhe nga nënkryetarët e partisë dhe nga kryesiq qendrore, transmeton Gazeta “Lajm”.

Duke tentuar të plotësojë ambiciet e një numri të vogël të njerëzve të BDI-së dhe të bëjë koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, përkundër shumicë në BDI dhe pritjet e qytetarëve dhe votuesve të BDI-së, ai ka vendosur të realizoj “skenar të pistë”, përmes të cilit do të propozojë në Kuvend, Ligj për dëshmitarë të mbrojtur dhe ligj për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“Ahmeti shumë mirë e dinë se do ta ketë përkrahjen e LSDM-së, për këto ligje. Në këtë mënyrë, do të tentojnë të mbetet në qëndrimet e veta parimore dhe t’i plotësojë parakushtet e miratuara si vendime të kryesisë partiake, kurse njëkohësisht do t’i ndihmojë udhëheqësinë kriminele të VMRO-DPMNE-së, që të mbetet në pushtet”, shkruan “Libertas”.

Burime të këtij portali, thonë se janë të tmerruar nga fakti se në atë mënyrë në afat më të gjatë do ta shkatërrojë ardhmërinë e vendit, por edhe ardhërinë e BDI-së.

“Të njëjtat burime shprehin keqardhje për shkak të faktit që Ahmei ende nuk mund të lirohet nga kontrolli, që ndaj tij e kanë Artan Grubi dhe disa individë. Sipas informacioneve tona, kjo nuk do të kalojë në kryesinë qendrore për shkak se shumica janë kundër koalicionimit me Nikolla Gruevkin”, kanë thënë këto burime për “Libertas”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat