OBRM-PDUKM fajëson PSP-në dhe LSDM-në për shkallën korrupsionit në Maqedoni

Maqedonia

OBRM-PDUKM fajëson PSP-në dhe LSDM-në për shkallën korrupsionit në Maqedoni

Më: 25 janar 2017 Në ora: 17:47
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas shpalljes së listës nga Transparency International (TI) për korrupsion, në të cilën Maqedonia rradhitej në vendin e 90. Sipis OBRM-PDUKM-së prapambetja në listën e TI është rezultat i punës së Oliver Spasovskit, Frosina Tashevska-Remenski dhe PSP-së.

“Oliver Spasovski do të kujtohet si ministri që nuk ka realizuar asnjë aksion për parandalimin e krimit dhe korrupsionit, por dotografohej dhe lëvizte në hapësirat e kriminelëve. Edhe PSP-ja u vu në mbrojtje të kriminelëve, hapi i parë i saj ishte largimi nga paraburgimi Zoran Verushevskin dhe abolimi i kriminelit Zoran Zaev”, deklaroi Daniela Rangelova, anëtare e Komitetit Ekzekutiv në OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat