Ministria e Ambientit Jetësor i propozon masa Qeverisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

Maqedonia

Ministria e Ambientit Jetësor i propozon masa Qeverisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

Më: 25 janar 2017 Në ora: 17:59
Ilustrim

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MAJPH) deri te Qeveria e Maqedonisë ka propozuar që të vendos rregulla të reja për komunikacionin, gjegjësisht ndryshim të ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe gjithë qeverive lokale t’u propozojë që për 50% ta ulin numrin e përdorimit të makinave zyrtare. Këto masa i propozoi sot MAJPH për Qeverinë e Maqedonisë, që sipas tyre do të ulej ndotja e ajrit.

Siç njoftuan sot nga MAJPH, ministri Bashkim Ahmeti sot është takuar me përfaqësues të shoqatave qytetare, me të cilat ka diskutuar për problemet aktuale të ajrit dhe për masa të tjera që mund të zbatohen nga shteti.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohen masat e ndryshme që mund të merren në kohën më të shkurtër të mundshme dhe të shikohen sa a mund të japin rezultate”, thuhet në kumtesën e MAJPH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat