Ish-kreu i AKSH-së: Ja skenarët antishqiptarë në Maqedoni

Maqedonia

Ish-kreu i AKSH-së: Ja skenarët antishqiptarë në Maqedoni

Nga: B.S Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:39
Ish-shefi politik i AKSH, Gafur Adili

Ish-shefi politik i AKSH, Gafurr Adili ka rikujtuar se cilat janë skenarët antishqiptarë që kanë ndodhur viteve të fundit në Maqedoni.

Adili, në një postim në Facebook, ka përmendur përmendur disa prej tyre, në mesin e të cilëve edhe provokimin e fundit të Serbisë me trenin në Kosovë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

“Shqipetare, na mbyten skenaret antishqipetare..!

A ishte nje skenar edhe treni i Serbise?!

Deri tani, sidomos gjate kesaj dekades se fundit, ne trojet e Shqiperise Verilindore (ILIRIDES) nen IRJM (FYROM) i kemi patur disa skenare antishqiptare, si:

– Skenari i Kondoves ne Shkup,

– Skenari i Brodecit ne Malesi te Tetoves,

– Skenari “Monstra” dhe

– Skenari i “Lagjes se Trimave” ne Kumanove.

Te gjitha keta skenare antishqiptare ishin skenare te qarqeve serbe dhe veglave te tyre shqipfolese, ku per pasoje shqiptaret paten humbje te medha, jo vetem ne njerez, por edhe ne avansimin e çeshtjes kombetare shqipetare./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat