Zhbogar: Ndotja e ajrit ndikon në rritjen e vdekshmërisë në Maqedoni

Maqedonia

Zhbogar: Ndotja e ajrit ndikon në rritjen e vdekshmërisë në Maqedoni

Më: 26 janar 2017 Në ora: 10:32
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe Bashkim Ameti

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, konsideron se vdekshmëria në nivel vjetor në Maqedoni është prodhim i ndotjes së lartë të ajrit.

Ai shtoi se ndotaje e ajrit vazhdonë që të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin e njerëzve në vend dhe se Bashkimi Evropian e mbështet, më shumë se dhjetë vite, forcimin e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin me cilësinë e ajrit.

Në aktivitetin e ceremonisë përmbyllëse të tëinning projektit për cilësinë e ajrit, ku mori pjesë edhe ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, u tha se koncentrimi i grimcave PM10 dhe PM2.5 i tejkalojnë kufijtë e caktuar normal.

Ministri Ameti tha se janë propozuar në qeveri masa konkrete për çështjen e ndotjes së ajrit, me çka MPB-ja do të zbatojë regullim komunikacioni sipas parimit çift-jo çift. Ai shtoi se ministria e tij e ka përgjysmuar përdorimin e veturave, për të kontribuar në uljen e ndotjes së ajrit dhe pret që edhe të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat