OBRM-PDUKM: Çdoherë kur LSDM është në pushtet ka destruktivitet brenda shtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Çdoherë kur LSDM është në pushtet ka destruktivitet brenda shtetit

Më: 26 janar 2017 Në ora: 12:24
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM sot kumtoi se në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor populli është kundërshtuar në, siç thekson, koalicionin e LSDM-së me krimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përgjegjësi për krimin do të ketë, ndërsa dënimi i merituar do të vijojë. Nuk do të mund të ndihmojë as Katica Janeva, as Prokuroria Speciale Publike”, njofton OBRM-PDUKM.

Vlerëson se “gjithmonë kur LSDM do ta kapë pushtetin ose ndonjë funksion, kjo do të thotë shkatërrim të institucioneve të shtetit”, e atë e ka konfirmuar edhe CIA.

Duke i transmetuar pohimet për përfshirje të funksionarëve të LSDM-së në kontrabandim me naftë, thekson se ajo është mënyra e vetme e punës në LSDM.

OBRM-PDUKM shton se LSDM vitin e kaluar kishte ministra në dy resore dhe zëvendës në tre, por përveç skandaleve dhe aferave, nuk kanë realizuar asnjë projekt, i cili do ta përmirësonte standartin e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat