Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka ngritur 12 aktgjykime për Maqedoninë

Maqedonia

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka ngritur 12 aktgjykime për Maqedoninë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 19:23
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2016 solli 12 aktgjykime kundër Maqedonisë për shkelje të të drejtave të njeriut. Në tetë prej tyre është konstatuar shkejla e konventës për të drejtat e njeriut, ndërsa në katër tjerat nuk ka pasur shkelje.

Në një aktgjykim është konstatuar shkelje e së drejtës së hetimit efektiv, në pesë aktgjykim ka pasur shkelje të së drejtës së gjykimit të drejtë, një aktgjykim ka të bëjë edhe me shkeljen e së drejtës së privatësisë apo jetës familjare, një me gjatësinë e procedurës gjyqësore dhe një aktgjykim për mbrojtjen e pronësisë private.

Prej gjithsej 265 lëndëve të cilat akoma nuk janë zgjidhur prej Maqedonisë, 30.6% janë komunikuar deri tek Qeveria, gjegjësisht 81 lëndë, 3 janë pranuar (1.1%), 23 prej lëndëve janë paraqitur para gjykatësit të vetëm dhe komitetit të kategorisë VI-VII (8.7%) dhe 158 lëndë (59.6%) të gjitha të kategorisë IV presin shqyrtimin e parë.

Në fund të viti 2016, numri i lëndëve të pazgjidhura në gjykatë ka qenë 79.750, që është rritje për 23% në krahasim me fundin e vitit 2015 (64.850 lëndë në procedurë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat