LSDM: Hapi i parë për përmirësimin e cilësisë së ajrit është largimi i OBRM-PDUKM-së nga pushteti

Maqedonia

LSDM: Hapi i parë për përmirësimin e cilësisë së ajrit është largimi i OBRM-PDUKM-së nga pushteti

Më: 26 janar 2017 Në ora: 19:27
LSDM

LSDM-ja ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se LSDM-ja nuk ka bërë asgjë për problemin e ndotjes së ajrit. Nga LSDM thonë se hapi i parë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit është largimi i OBRM-PDUKM-së nga pushteti.

“Përmes prerjes masive të druve, përmes tenderëve për ndërtesa paleje, përmes asaj që nuk ju ndihmohet firmave të vendosin filtra ekologjik, OBRM-PDUKM-ja e ka bërë Shkupin njërin nga qytetet më të ndotura në Evropë. Në “Planin për jetë”, të cilin e mbështetën mbi 612 mijë qytetarë janë të parapara masa serioze afatshkurte dhe afatgjate, të bazuara në analizat dhe përvoja të ndryshme, që dukshëm do ta përmirësojnë cilësinë e ajrit, jo vetëm në Shkup, por në gjithë Maqedoninë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat