Në Manastir dhe Berovë më ftohtë, më shumë borë në Mavrovë

Maqedonia

Në Manastir dhe Berovë më ftohtë, më shumë borë në Mavrovë

Më: 28 janar 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir dhe Berovë ku janë matur -18 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Tetovë janë matur -15, në Kumanovë -14, në Shkup në Zajçev Rid dhe në Demir Kapi -13, në Strumicë dhe Shtip -12, në Prilep dhe Mavrovë -11, Në Kriva Pallankë -10, në Lazaropole, Vinicë, Topolçan dhe Pretor -8, në Gjevgjeli -7, në Dojran, Gjurishte, Pozharane, Dibër dhe Ohër -6 dhe në Krushevë -5 gradë Celsius.

Më shumë borë edhe më tej ka në Mavrovë 67 centimetra, në Pozharane dhe Gjurishte 46, në Lazaropole 45, në Krushevë 29, në Manastir 25, në Berovë dhe Tetovë 24, në Demir Kapi 18 dhe në Shkup 16 centimetra. Gjatë natës së kaluar si dhe në mëngjes gjithandej në vend moti është i kthjellët dhe shumë i ftohët, veçanërisht në pjesët lindore dhe nëpër lugina.

Në Manastir është shumë ftohtë me vranësira të vogla, ndërsa në luginat tjera ka mjegull të dobët. Fryen erë kryesisht nga drejtimi verior dhe më shumë është e theksuar në vendet më të larta dhe malet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat