LSDM: Gruevski shqiptarët i quajti “shiptari” ndërsa tani ju lutet për mbështetje

Maqedonia

LSDM: Gruevski shqiptarët i quajti “shiptari” ndërsa tani ju lutet për mbështetje

Më: 29 janar 2017 Në ora: 15:53
Nikolla Gruevski

LSDM-ja ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se më parë i ka ofenduar shqiptarët dhe ka kërkuar 63 deputetë për t’u pavarësuar nga çdo parti shqiptare, ndërsa tani sipas LSDM-së ai po ju lutet atyre për të shpëtuar.

“Mirë është që qytetarët kanë mundësinë ta shohin çfarë është i gatshëm të bëjë Nikolla Gruevski për interesat e tij dhe për shkak të frikës nga drejtësia. Ai shqiptarët i quajti “shiptari”, kërkoi 63 deputetë që të mos varet nga BDI-ja, ndërsa tani po ju lutet për mbështetje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se Gruevski nuk mund t’ju ofrojë asgjë qytetarëve përveç krimeve të reja, dhunë dhe konflikte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat