Ivanovi do të takojë partitë politike parlamentare në vend

Maqedonia

Ivanovi do të takojë partitë politike parlamentare në vend

Më: 31 janar 2017 Në ora: 16:17
Gjorge Ivanov

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të realizojë takime me partitë politike parlamentare, me të cilat do të diskutohet për situatën e tanishme politike në vend.

Këto takime janë vazhdë e konsultimeve të cilat Ivanov i ka filluar sot, pas dështimit të mandatarit Nikolla Gruevski, që të formojë qeverinë e re të Maqedonisë.

Paraprakisht, Ivanov u takua me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, si edhe me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar. Ai ka deklaruar se do të veprojë sipas dispozitave kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat