LSDM: Ivanovi shkeli Kushtetutën dhe ligjet

Maqedonia

LSDM: Ivanovi shkeli Kushtetutën dhe ligjet

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 17:37
LSDM

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë konsideron se presidenti Gjorge Ivanov ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet dhe ka bërë diskriminim politik me kërkesën që të sigurohet shumicë deputetësh si kusht për ta ndarë mandatin për formim të qeverisë.

"Themi se Gjorge Ivanov po shkelë Kushtetutën dhe ligjet dhe se kjo tërheqë përgjegjësi për Ivanovin. Gjorge ivanov nuk ka të drejtë që politikisht të diskriminojë", deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ivanov, shtoi Shilegov, ia ndau mandatin Nikolla Gruevskit pa i kërkuar nënshkrimin e 61 deputetëve dhe të paraqesë kushte për programin. "Prej këtu nuk ka të drejtë që këtë ta kërkojë nga kryetari Zaev. Kjo është shkelje e palejueshme e Kushtetutës nga ana e Ivanovit, për çka përgjigjet edhe sipas Kushtetutës edhe sipas Kodit penal", theksoi Shilegov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse LSDM ka filluar të mbledhë nënshkrime nga deputetët, Shilegov tha se LSDM po punon në gjetjen e zgjidhjes e cila do të çojë drejt formimit të shpejtë, efikas të qeverisë së re, qeveri e cila do t'i tejkalojë problemet në Maqedoni dhe do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.

Në komentin për kushtet të cilat duhet të përmbahen në program, Shilegov tha se ai duhet t'u prezantohet deputetëve dhe është lëndë e miratimit nga ana e Kuvendit, e jo nga Ivanov.

I pyetur nëse janë të sakta informatat se do të ketë rigjedhje të gjykatësve nëse LSDM formon qeveri të re, Shilegov tha se një nga përvaktimet programore të LSDM-së ishte rizgjedhja e plotë në gjyqësinë e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat