Si u pasurua kryetarja e Tetovës kaq shumë?

Maqedonia

Si u pasurua kryetarja e Tetovës kaq shumë?

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 19:02
Teuta Arifi, kryetarja e Komunës së Tetovës

Komisioni shtetëror i Maqedonisë për parandalimin e Korrupsionit ka treguar informacionet e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të partive në Maqedoni.

Në këtë listë është edhe kryetarja e Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e cila sipas këtyre të dhënave, posedon disa prona të patundshme.

Arifi është deklaruar të ketë katër banesa në Shkup dhe një në Tetovë.

Tri prej banesave të saj kanë madhësi prej 90 metrave katrorë.

Arifi, përveç pagës si kryetare e komunës, ajo ka të ardhura edhe nga Universiteti ku ligjëron.

Image

Ndërsa, Kryetarja e Tetovës gjithashtu ka kredi, por edhe posedon dy makina si ‘Chervolet Captiva’dhe ‘Citroen’.

Në këtë listë është edhe zyrtari i LSDM’së së Zoran Zaevit, Muhamed Zekiri, i cili, sipas të dhënave, posedon shtëpi 600 metër katrorë në Shkup, dy banesa dhe dy vetura të tipit ‘BMW X5’ dhe ‘BMW 730’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat