Kabineti i Ivanovit: LSDM-ja po gënjen, Ivanovi po vepron sipas Kushtetutës

Maqedonia

Kabineti i Ivanovit: LSDM-ja po gënjen, Ivanovi po vepron sipas Kushtetutës

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 20:24
Gjorge Ivanov

Lidhja Social-Demokrate dhe kabineti i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, janë përplasur ashpër në lidhje me veprimet e Ivanovit, të cilat nga LSDM-ja konsiderohen si shkelje kushtetuese.

LSDM-ja bazohet në akuzën e saj në veprimin e kryetarit të parë të vendit, Kiro Gligorov, i cili në vitin 1992 ia dha mandatin partisë së dytë fituese në zgjedhje, duke mos e kushtëzuar me 61 mandate qeveritare.

Ndërkaq, kabineti i kryetarit Ivanov thotë se LSDM-ja gënjen në lidhje me krahasimin që bën me kryetarin Kiro Gligorov dhe mënyrën se si ai e ka dhënë mandatin te fituesi i dytë i zgjedhjeve.

Njiherit, Kabineti thotë se kryetari Ivanov vepron sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit, si edhe në kuadër të kompetencave juridike dhe obligimeve që i ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat