LSDM: Nikolla Gruevski po shkon në histori

Maqedonia

LSDM: Nikolla Gruevski po shkon në histori

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 16:51
LSDM

LSDM-ja ka reaguar pas lajmit se koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja dhe OBRM-Popullore kanë marrë në mënyrë jolegjitime shumicën në Këshillin Komunal në Strumicë. Nga LSDM thonë se Nikolla Gruevski nuk do ta ndryshojë vullnetin e 612 mijë qytetarëve të cilët zgjodhën jetë.

“Nikolla Gruevski nuk do ta ndryshojë vullnetin e 612 mijë qytetarëve të cilët zgjodhën jetë, kundrejt regjimit. Mes tyre janë edhe qytetarët e Strumicës, të cilët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare qartë i thanë “Jo” presioneve, kërcënimeve, maltretimeve dhe të gjithë dëgjuan për projektin “E vërteta për Maqeddoninë”. Nga këtu i vetmi që ka humbur është Nikolla Gruevski, i cili po shkon në histori. Ndryshimet demokratike në Maqedoni janë të pashmangshme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat