Zhbogar nesër në Prilep me fushatën ‘BE për ty’

Maqedonia

Zhbogar nesër në Prilep me fushatën ‘BE për ty’

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 18:48
Shefi i Delegacionit, Samuel Zbogar

Ngjarja e tretë e fushatës “BE për ty” të Delegacionit të BE-së në Maqedoni do të mbahet nesër në Prilep.

Shefi i Delegacionit, Samuel Zbogar, dhe ambasadorja e Gjermanisë, Christine Althauzer do të vizitojnë Prilepin, ku me ndihmën e 21,5 milionë eurove nga BE-ja është bërë trajtimi i ujit rrjedhës si dhe rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemit të kanalizimit. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës Prilep dhe NPK “Ujësjellës dhe kanalizim” nga Prilepi.

Ndihma e përgjithshme e marrë nga BE për ambient mjedisor në Maqedoni është më shumë se 80 milion euro nga programi IPA1 (2007-2013), kurse me IPA 2 është planifikuar ndihmë financiare prej më shumë se 100 milion euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat