LSDM dhe BDI shumë pranë krijimit të koalicionit qeverisës

Maqedonia

LSDM dhe BDI shumë pranë krijimit të koalicionit qeverisës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Sipas mediave në Maqedoni, LSDM dhe BDI janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për krijimin e një koalicioni qeverisës ku mendohet se do të përfshihet dhe “Aleanca për Shqiptarët” me tre deputetët e saj.

E ndërsa bisedimet vijojnë, mësohet se çështja për të cilën nuk ka dakordësi të plotë mes dy partive është zyrtarizmi i gjuhës shqipe. LSDM pranon që shqipja të zyrtarizohet si gjuhë e dytë në nivel lokal dhe jo ne te gjithë Maqedoninë.

LSDM synon arritjen e një marrëveshjeje, dhe pas krijimit të koalicionit të bisedohet për detajet e qeverisë së re. Por BDI kërkon që çdo detaj të diskutohet para marrëveshjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat