Kujt po i frikësohet VMRO-DPMNE-ja

Maqedonia

Kujt po i frikësohet VMRO-DPMNE-ja

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:33
VMRO-DPMNE

"Frika që ka VMRO-DPMNE-ja nga vazhdimi i madatit të PSP-së , si duket është pengesa e vetme që po pengohet formimi i qeverisë në afatin e paraparë", thonë analisët. Ata presin që PSP të jetë më tepër në presion nga kjo parti.

“Aktivitetet që i ka ndërmarrë PSP në Ohër kanë një karakter brengosës për VMRO-DPMNE-në sepse bëhet fjalë për zbardhjen e rasteve të lidhura me krim, thonë analistët për të cilët ishin të pritshme protestat e anëtarëve dhe simpatizuesve e partisë para SPB – së në Ohër.

Sipas disa paralajmërimeve jo zyrtare në pyetje para hetuesve të PSP-së duhet të paraqiten 180 persona për procedure parahetimore, ku janë përfshirë dhjetëra banorë të cilët thuhet se janë financues të kampanjës, por Prof. Mitko Gaxhovski thotë se anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë të shqetësuar dhe përshkak nevojës së vazhdimit të mandatit të PSP-së.

Siç deklaroi Gaxhovski, protestat në Ohër kundër hetimeve që po bën PSP-ja janë një paralajmërim i asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse Prokuroria speciale vazhdon me këtë mënyrë të punës dhe porosit rezultate.

“Me kalimin e kohës PSP do të porosisë rezultate.  Tani më po paraqiten protesta, bëhet presion mbi punën e saj që ka për detyrë të hetojë dyshimet për krim nga bisedat e përgjuara”, deklaroi prof. Mitko Gaxhovski.

Protestat përputhen me paralajmërimet e partisë të paralajmëruara në ditët e kaluara pas takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar, se shkelja e principit fituesi të koalicionojë me fituesin do të sjell problem në të ardhmen. Në këtë situate politike ekspertët thonë se është herët  të flitet për scenario të tilla sepse ende nuk kemi qeveri, por Gaxhovski pret që sa më shumë të rritet presioni i VMRO – DPMNE-së mbi PSP-në në periudhën e ardhshme.

 “Frika e VMRO-DPMNE-së për vazhdimin e mandatit të PSP-së është pengesa e vetme për  mos arritjen e formimit të qeverisë në afatin e paraparë. Siç kalon koha, PSP më tepër është nën presion nga VMRO-DPMNE”, thotë prof. Mitko Gaxhovski.

Në lidhje me procedurat parahetimore që udhëhiqen në Ohër nga PSP nuk treguan asgjë, por akuzojnë për shkeljen e privatësisë në procedurë, shkruan rel.

VMRO-DPMNE reagoi se kjo është një kurth kundër tyre, dhe disa deputetë të tyre lajmëruan se do të luftojnë në Kuvend që të asgjësojnë PSP-në për shkak të selektivitetit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat