Kërkohet çbllokimi i vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi

Maqedonia

Kërkohet çbllokimi i vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:37
Vendkalimi kufitar Maqedoni-Greqi në Evzoni

SIZ Komunikacioni Maqedoni – AMERIT kërkon nga shoqatat ndërkombëtare të transportit që të ndërmarin hapa urgjente dhe procedura te qeveritë përgjegjëse të Greqisë dhe Maqedonisë që çbllokim sa më të shpejtë të vendkalimit kufitar në Evzoni.

AMERIT i është drejtuar me këtë kërkesë Unionit ndërkombëtar të transportit rrugor – IRU, Unionit të shoqatave për transport rrugor në rajonin ekonomik të Detit të Zi si edhe deri te shoqata greke e transportit OFAE.

AMERIT shpreh mirëkuptimin për çështjet sociale dhe problemet në Greqi, por për shkak të bllokadës së bujqve grek në Evzoni, presin një numër i madh kamionësh për hyrje-dalje, prandaj kërkojnë të ndërmerren hapa për çbllokimin e vendkalimit kufitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat