OBRM-PDUKM: PSP-ja në vend që ta ndjek penalisht kriminelin, ata zbatojnë urdhrat e tij

Maqedonia

OBRM-PDUKM: PSP-ja në vend që ta ndjek penalisht kriminelin, ata zbatojnë urdhrat e tij

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 10:39
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja sot përmes një komunikate deri tek mediat thekson se PSP-ja në vend që ta ndjek penalisht Zoran Zaevin, ata i zbatojnë urdhrat e tij.

“Katica Janeva e dha dëshminë se revolucioni i paguar për mbështetje të saj, në fakt ka qenë revolucion i paguar në regjinë e Soros/LSDM, vetëm për të shpëtuar nga persekutimi penal Zaevin, Verushevskin dhe anëtarët tjerë në shoqërinë e tyre keqëbërëse. PSP-ja para gjithë opinionit edhe një herë dëshmoi se nuk është speciale, por prokurori selektive, e cila luan ashtu siç i konvenon Zoran Zaevit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, Katica Janeva bën spektakël mediatik në rastet e pa mbuluara, vetëm për të kënaqur nevojat e propagandës së LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat