Ramadani: Asgjë nuk ndryshoi nga ardhja e Johannes Hahn

Maqedonia

Ramadani: Asgjë nuk ndryshoi nga ardhja e Johannes Hahn

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:27
Ismet Ramadani

Vizita e eurokomisarit, Johanes Hahn, aspak nuk e ndryshoi situatën në Maqedoni, por ajo që la të kuptohet nga deklaratë e tij ishte se Maqedonia nuk duhet të shkoj në zgjedhje të reja, sepse kjo mund ta thelloj krizën në vend.

Vlerëson analisti Ismet Ramadani. Sipas tij, vizita e Hanit tregoi që partitë poltike duhet të vetëdijesohen dhe të marrin punën me seriozitet për ta formuar qeverinë sepse në këtë mënyrë Maqedonia edhe më tutje po zhytet në krizë.

“Mendoj se porosia e Hanit ishte shumë e qartë, nuk ka kohë të pritet sepse definitivisht duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti po futet gjithnjë në krizë më të madhe dhe nëse zgjatet formimi i qeverisë mendoj se nuk është mirë. Unë mendoj se ai në këtë deklaratë ai më shumë moralizoi duke i porositur partitë parlamentare që të vetëdijesohen definitivisht, ta kuptojnë seriozitetin e situatës në Maqedoni dhe ndoshta është sipas tij koha që ti kthehen përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe ndaj strukturave të veta partiake”, deklaroi për televizionin Shenja analisti politik Ismet Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat