Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë

Maqedonia

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 11:30
Ilustrim

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni ende është i mbyllur për komunikacion. Vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për qarkullim.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 20 deri 30 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit. Sipas informacionit nga NP JASEN, aksi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes Jasenit nga 2 shkurti i vitit 2017 është me kalueshmëri të kufizuar.

 Në terminet e konfirmuara për qarkullim të njëanshëm, është lejuar lëvizja e vetëm automjeteve të lehta. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes qarkores Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.

 LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat