OBRM-PDUKM: Masa e LSDM-së për bujqësinë është hipokrizi dhe joreale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Masa e LSDM-së për bujqësinë është hipokrizi dhe joreale

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:07
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj pretendimeve të LSDM-së të cilët thanë se do të krijojnë një fond për bujqësinë, me të cilin do t’i ndihmojnë bujqit gjatë fatkeqësive natyrore. Nga OBRM-PDUKM thonë se pohimet e LSDM-së janë hipokrizi dhe joreale.

“Atë që e ofron LSDM-ja, as për së largëti nuk është masë që do t’ju ndihmonte bujqve, për shkak se edhe tani edhe në të kaluarën shteti ka intervenuar me më shumë mjete për bujqit gjatë fatkeqësive natyrore. Numrat që tani LSDM-ja i ofron janë shumë larg nga ajo që ne kemi bërë për bujqësinë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat