VMRO DPMNE: Shilegov është Radmila Sheqerinska e re

Maqedonia

VMRO DPMNE: Shilegov është Radmila Sheqerinska e re

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Milioneri Petre Shilegov në fushatën zgjedhore të LSDM-së ka dhuruar 60.000 denarë apo trefish më pak se paratë që partisë në mënyrë dashamirës ia kanë dhënë studentja e papunës Ivana Tufekgjiq dhe mercenari sorosoid Pavle Bogoevski, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet se “Shilegob, për dallim nga Tufekgjiq dhe Bogoevski të cilët më shumë kohë kanë kaluar duke punuar për LSDM-në në terrenm, ka pasur më shumë kohë të fitoj për vete”.

“Për dy vite, sipas të dhënave publike, ka arritur të fitoj madje 200 mijë euro, duke blerë tre banesa për 2 vite. Sipas treguesve, Shilegov është Radmila Sheqerinska e re, e cila është e njohur për faktin se i jep vetes banesa me qira për 5000 euro”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat