Grçeva: Nëse do të ketë koalicion LSDM-BDI, fitues në zgjedhjet e ardhshme është OBRM-PDUKM dhe Besa

Maqedonia

Grçeva: Nëse do të ketë koalicion LSDM-BDI, fitues në zgjedhjet e ardhshme është OBRM-PDUKM dhe Besa

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 19:35
Solza Grçeva

BDI do të pret një proces të dhimbshëm. Ndoshta do të vetësakrifikohet për shkak se zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme dhe OBRM është shumë më e fortë në terren në Maqedoninë Perëndimore, ku ata presin kryetarët e komunave. Deri më tani OBRM i ka gërshetuar votat e tyre te BDI, tani atë nuk do ta ketë, thotë Solza Grçeva në emisionin e Vasko Eftovit.

BDI, shton ajo, nuk mund të fitojë në zgjedhjet lokale pa OBRM dhe mendoj se zgjedhjet lokale do të jenë edhe më keq se ato parlamentare. Fakti është se ata janë të lidhur për suksesin e OBRM-së në zgjedhjet lokale.

‘Nëse ka një koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së mendoj se OBRM dhe BESA do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është teza ime se ata të cilët tani nuk do ta formojnë qeverinë do të jetë fitiues në zgjedhjet e ardhshme. BDI e sheh vetë por është vendosur në situatë të pamundur, ata vetë kanë hyrë në një politikë të komplikuar’, tha Grçeva. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat