OEM e kënaqur me turizmin, por jo edhe turistët

Maqedonia

OEM e kënaqur me turizmin, por jo edhe turistët

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Asociacioni i turizmit dhe gastronomisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, është shprehur e kënaqur me politikat e deritanishme qeveritare për promovim të sektorit të turizmit

Kjo pasi sipas të dhënave, në vitin 2016 turizmi ka shënuar rritje prej rreth 5 për qind . Megjithatë, të pyetur për ankesat e shumta nga turistët për qendrën dimërore “Kodra e Diellit”, nga Oda Ekonomike thanë se sa më shpejtë duhet të plotësohet parakushtet për zhvillimin e turizmit dimëror, përcjellë Gazeta Express.

 “Theksi për turizmin dimëror duhet të vendoset sa më parë, edhe atë tek qendrat tona më të mira turistike, të cilat janë më afër Shkupit, në mënyrë që turistët të mund të shkojnë sa më shpejtë atje. Por, për këtë është e nevojshme infrastrukturë, siç është infrastruktura rrugore, ndërtimi i hoteleve dhe punimi i rregullt i teleferikëve”, ka deklaruar Asim Mexhedoviq nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Turistët më herët janë ankuar për mosmirëmbajtjen e qendrës turistike “Kodra e Diellit”, duke përmendur mes tjerash edhe mungesën e parkingut. Pakënaqësia kulmoi edhe me një iniciativë qytetare, “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të cilët shprehën revoltën e tyre për moskujdesin dhe lënien pas dorë të qendrës turistike. Sipas tyre, në qendrën turistike “Kodra e Diellit” nuk është investuar asgjë në 15 vitet e fundit, e po ashtu, mungon edhe mirëmbajtja e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat