Bilall Kasami nuk ulet në tryezë të përbashkët me Ali Ahmetin

Maqedonia

Bilall Kasami nuk ulet në tryezë të përbashkët me Ali Ahmetin

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:45
Bilall Kasami

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dokumentin e përpiluar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), si garanci për një koalicionim të mundëshm qeverisës po e prezenton para LR-PDSH-së së Ziadin Selës ndërsa nga Lëvizja BESA thonë se në adrësën e tyre ende nuk ka mbërritur kurrfarë ftese për takim.

“Në qoftë se nga BDI kemi ftesë për takim, ngelemi në qëndrimin se nuk do të ulemi në tryezë të përbashkët me Ali Ahmetin. Gjithashtu i qëndrojmë asaj që e kemi thënë se do t’i japim nënshkrimet tona për formimin e shumicës parlamentare të drejtuar nga LSDM-ja, në rast se pranohen pikat e platformës”, thonë nga Lëvizja BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat