BDI-ja nuk e ka njoftuar Besën rreth ofertës së LSDM-së

Maqedonia

BDI-ja nuk e ka njoftuar Besën rreth ofertës së LSDM-së

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 17:04
Lëvizja Besa

Drejtuesit e Lëvizjes Besa nuk janë të informuar për përmbajtjen e negociatave që po zhvillohen mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Pavarësisht se Besa është një nga subjektet që ka firmosur platformën e përbashkët, BDI-ja ende nuk e kanë parë të arsyeshme të njoftojnë këtë parti se çfarë përmbajnë materialet që kanë marrë nga Zaevi, siç bëri një ditë më parë me Aleancën për Shqiptarët.

Nga Lëvizja Besa disa herë kanë thënë se nuk do të ulen në tavolinë me Ahmetin edhe nëse marrin ftesë për takim, por nuk kanë precizuar nëse do të pranonin takim me nënkryetarët e BDI-së që po zhvillojnë negociatat me LSDM-në për të mësuar përmbajtjen e materialeve, përcjell Gazeta Express

Nënkryetari i Besës, Zekirja Ibrahimi, tha se nuk ka të dhëna as për draftin e gjuhës shqipe që mendohet se ia ka dorëzuar Zaevi, Ali Ahmeti . Në këtë kuadër Ibrahimi, thotë se lëvizja BESA, do të mbështesë vetëm një ligj të mirëfilltë që do të zyrtarizonte plotësisht gjuhën amtare në nivel të republikës./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat