BPRM sërish e zvogëloi shkallën e interesit të bonove të thesarit

Maqedonia

BPRM sërish e zvogëloi shkallën e interesit të bonove të thesarit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Shkalla e interesit të bonove të thesarit të zvogëlohet për 0,25% pikë plotësuese dhe të arrijë 3,25%, ndërsa oferta e bonove të thesart të mbetet e pandryshuar në nivel prej 25 milionë denarë, vendosi Komiteti për politikë monetare operative e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), në seancën e djeshme të rregullt.

“Reagimi i tillëa paraqet normalizim të politikës monetare dhe është reflektim i stabilizimit të përhershëm të pritjeve dhe të besimit të subjekteve ekonomike dhe me atë shterrje të vazhdueshme të efekteve ndaj ekonomisë nga kriza politike”, thonë nga BPRM dhe përkujtojnë se shkalla paraprake e interesit të bonove të thesarit dy herë është zvogëluar nga 0,25% në dhjetor të vitit 2016 dhe në janar të vitit 2017.

Në seancën e djeshme janë shqyrtuar gjendjet në ekonominë vendore, lëvizjet e tregjeve financiare ndërkokmbëtare dhe vendore dhe treguesit e ekonomisë vendore në kontekst të vendosjes së politikës monetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat