Takim Ahmeti-Sela, diskutojnë për propozimin e LSDM-së

Maqedonia

Takim Ahmeti-Sela, diskutojnë për propozimin e LSDM-së

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:32
Foto arkiv, takimi Ahmeti-Sela

Mbrëmë është realizuar një takim mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe Ziadin Selës, me ç’ratsë janë shqyrtuar vërejtjet rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe të propozuar nga LSDM-ja.

Pas takimit Ahmeti-Sela, është mbledhur kryesia e ngushtë e BDI-së dhe ka debatuar deri pas mesnate. Ndërkohë Alsat mëson se janë angazhuar edhe ekspert për të dhënë mendimin e tyre rreth ligjit në fjalë.

Megjithatë nga BDI-ja nuk japin detaje nëse do të ketë mbledhje të kryesisë qendrore për të ndarë mendjen nëse deputetët e BDI-së do t’i japin firmat e tyre, para se të vuloset Ligji për gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat