Konkurs ndërkombëtar për satirë, humor dhe karikaturë

Maqedonia

Konkurs ndërkombëtar për satirë, humor dhe karikaturë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:43
Ilustrim

Universiteti ndërkombëtar sllavjan ”Gavrillo Romanoviç Derzhanin”, Shën Nikollë – Manastir, që është organizator i festivalit ”Unë Itar Pejo”, ka shpallur konkurs ndërkombëtar për satirë, humor dhe karikaturë.

Konkursi përfshinë aforizma, humoreskë të shkurtër dhe karikaturë, kurse temat janë dy: Itar Pejo dhe tema të lira. Autorët duhet të dërgojnë nga 20 aforizma, pesë humoreska dhe karikatura të pakufizuar në numër. Punimet duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara më parë.

Janë paraparë tre shpërblime për të gjitha kategoritë: 500, 300 dhe 200 euro për karikaturë; 400, 300 dhe 200 euro për homoreskë, si edhe 300, 200 dhe 100 për aforizma.

Konkursi është shpallur më 14 shkurt, kurse afati përfundimtar i dorëzimit është 14 qershori i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat