Incidentet mes nxënësve të shkollave të mesme nxiten nga partitë politike në Maqedoni

Maqedonia

Incidentet mes nxënësve të shkollave të mesme nxiten nga partitë politike në Maqedoni

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:52
Ilustrim

Incidentet mes nxënësve të shkollave të mesme, sipas Asociacionit për tolerancë qytetare dhe bashkëpunim, nxiten kryesisht nga partitë politike. Sipas të dhënave të këtij subjekti për qëllime të caktuara partitë keqpërdorin nxënësit. Përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend do të bëhej vetëm nëpërmjet dekonspirimit të politikave ditore.

”Ideja e projektit ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të klimës shkollore në shkollat e mesme me qëllim që tek fëmijët të rrisim përgjegjësinë personale dhe jo atë kolektive” – tha për Alsat-M, Alekasandar Cvetkovski, Kryetar i AQTB-së.

Profesoresha Besa Arifi konsideron se partitë politike duhet t’i kushtojnë rëndësi dhe përparësi marrëdhënieve ndëretnike.

”Mendoj se është shumë me rëndësi që ata që bëjnë politikën në Maqedoni dhe udhëheqin me institucionet e shtetit të shikojnë në dallimet ndëretnike si përparësi dhe jo si hendikep të kësaj shoqërie, si dhe të mos keqpërdoren për qëllime të tyre ditore politike ashtu siç jemi mësuar t’i shohim deri tani” – deklaroi profesoresha Besa Arifi.

Aktivistja Violeta Petrovska fajëson sistemin arsimorë për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

”I rëndësishëm është roli i arsimit në krijimin e shoqërisë. Çfarë qytetarë kemi, varet nga çështja se çfarë arsimi kemi dhe çfarë i ofrojmë arsimit” – tha Violeta Petrovska-Beshka, aktiviste.

Projekti i Asociacionit për tolerancë qytetare dhe bashkëpunim ka konstatuar dhjetëra keqpërdorime të nxënësve dhe manipulimin e tyre për politika ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat