Dëshmia shokuese e Komandant Sokolit për policinë, ja kush e organizoi rastin Kumanova

Maqedonia

Dëshmia shokuese e Komandant Sokolit për policinë, ja kush e organizoi rastin Kumanova

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:53
Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli

Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli akuzoj direkt politiken dhe Qeverinë e fundit për montimin e rastit të Kumanovës. Ai nuk dha emra konkrete por tha se gjithçka do të dalë në shesh. Sokoli nuk dha emra të funksionarëve politik që kanë mundur të urdhërojnë skenarin pasi siç tha, për komunikim me to ka qenë pergjegjës Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

Ukshini ishte i qetë në fjalimin e tij duke shpjeguar se si ka ardhur në Kumanovë dhe për çfarë shkaku

Ai tha se qëllimi i tij dhe shokëve të tij nuk ka qenë të sulmojnë askënd por vetëm të lobojnë dhe rikujtojnë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e cila ishte lënë në harresë nga pushteti

Ukshini tha se një natë para ngjarjeve i kishte lutur Mirsadin dhe Begun që të largohen nga lagja pasi kishte pare drone që po mbikqyrnin, por ata kishin këmbëngulur që duhet të jenë aty deri më 19 maj.

Ai gjithashtu tha se Prokuroria në mënyrë selektive ka lëshuar bisedat e përgjuara pasi mungojnë pjesë kyce kur ata duan të dorëzohen por policia i sulmon me gjithë arsenalin.

Ai mohoi te jetë organizator i ngjarjes dhe fajtor për vrasjen e disa policëve.

Ukshini ngreu dyshimet se vete policia ka vrare pjesëtarët e sajë pasi ka sulmuar nga të giitha anët me artileri të rënde dhe plagët në trupat e policëve duket se nuk janë nga armatimi i tyre i cili ka qenë shumë më i rëndomtë se sa ai i policisë

Ai mohoi të jenë zënë në pritë pasi tha se ishin duke fjetur dhe nuk kishin plan për sulm.

Ukshini shpjegoi se kishte ardhur ne Maqedoni me thirrje te Xhafer Zymberit dhe me porosi nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë në realizimin e të drejtave të tyre. Ukshini tha se ishte bërë pjesë e grupit për shkak të presionit të shokëve të luftës.

Ai tha se po ta dinte se do të ndodhtë kështu nuk do të dorëzohej asnjëherë pasi policia e ka keqtrajtuat skajshmërisht gjatë dorëzimit dhe e njëjta ka vazhduar edhe në stacion policor dhe bëri paralele me trajtimin e tij që ua ka bërë policëve të zënë rob në vitin 2001 të cilët ua kishte dorëzua autoriteteve maqedonase me ndërmjetësimin e OSBE.

Sokoli njoftoi se Demë Shehu ka qenë ai i cili ka qenë më shpesh në kontakt me Mirsadin dhe Begun dhe ai është dëshmitarë i bisedave të tyre me politikanët shqiptar. Marrja e Sokolit në pyetje ende po vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat