Zoran Zaev nuk është më kryetar i komunës së Strumicës

Maqedonia

Zoran Zaev nuk është më kryetar i komunës së Strumicës

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:56
Komuna e Strumicës

Komuna e Strumicës tashmë e ka kryetarin e saj të ri, pas tërheqjes kryetarit të deritanishëm, Zoran Zaev, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare të parakohshme të dhjetorit.

Shumica e këshillëtarëve në këtë komunë, që udhëhiqen nga LSDM-ja, votuan Kostandin Kostadinov për ushtrues detyre, kryetar i komunës së Strumicës. Mirëpo, këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan sallën.

Kostadinov do të udhëheqë me komunën deri në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen pas disa muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat