Thirje për modernizim dhe demokratizim të VMRO-DPMNE

Maqedonia

Thirje për modernizim dhe demokratizim të VMRO-DPMNE

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 08:22
ilustrim

Një nismë e brendshme që angazhohet për modernizimin dhe demokratizimin e VMRO-DPMNE-së ka lëshuar një manifest përmes të cilit bëhet thirrje për modernizim dhe demokratizim të kësaj partie politike, shkruan portali sllavomaqedon a1on.mk.

Sipas tyre zgjidhja e problemeve është brenda për brenda kësaj partie dhe se stabilizimi i saj do të reflektohej në tërë vendin, që do të thotë se stabilizimi i VMRO-DPMNE-së do të kontribonte në stabilizimin e Maqedonisë.

Për këtë qëllim, nisma bën thirrje për:

1. Modernizim dhe demokratizim të strukturave dhe organeve të VMRO-DPMNE-së

2. Përmirësim të moralit dhe sjelljes etike përmes respektimit të vlerave themelore të VMRO-DPMNE-së

3. Dekriminalizim të shoqërisë

4. Zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në shoqëri sipas parimit të të drejtave individuale dhe përgjegjësisë.

Thuhet mes të tjerave në manifestin e nismës së brendshme për modernizimin e partisë së Nikolla Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat