“Fitch Ratings” konfirmon vlerësimin “BB” për Maqedoninë

Maqedonia

“Fitch Ratings” konfirmon vlerësimin “BB” për Maqedoninë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 13:19
Ilustrim

“Fitch” e ka konfirmuar rejtingun “BB” të Maqedonisë. Siç theksojnë nga agjencia e kredive, konfirmimi i rejtingut përket politikës së mirë monetare dhe solide dhe prudente makroekonomike. “Fitch” thekson se vendi konform performansave ekonomike dhe rezultateve meriton edhe rang më të lartë, por për shkak të krizës politike ato vetëm e konfirmojnë rejtingun.

Në pajtim me projeksionin e “Fitch”, ekonomia e Maqedonisë në vitin 2016 ka shënuar rritje prej 2,6 përqindëve të BPV-së. Për vitin 2017 agjencia konsideron se Maqedonia do të ketë rritje prej 3,4%, falë rritjes së eksportit dhe të investimeve publike dhe private.

“Fitch” e vlerëson pozicionin fiskal të Maqedonisë si “mbi rejtingun BB”, ndërsa borxhin publik si të qëndrueshëm. Deficiti i llogarisë vijuese është në mënyrë adekuate i financuar nga derdhjet e investimeve direkte të huaja.

Denari është stabil, siç theksojnë nga “Fitch”, falë përkushtimit të Bankës Popullore për mbajtje të stabilitetit. Sektori bankar mbetet stabil, i kapitalizuar mirë dhe likuid. Falë masave të BPRM-së është rritur edhe niveli i depozitave në banka.

Si vërejtje kyçe e Agjencisë është se kërcënimi më i madh për ekonominë e Maqedonisë është prolongimi i krizës politike, për të cilën thonë se është vështirë që të parashikohet se kur do të përfundojë. Megjithatë theksojnë se politika fiskale dhe monetare janë të vendosura në baza të mira, për shkak të të cilave e konfirmojnë rejtingun kreditor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat