Javën që vjen OSBE/ODIHR publikon raportin për zgjedhjet

Maqedonia

Javën që vjen OSBE/ODIHR publikon raportin për zgjedhjet

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Gjatë javës së ardhshme do të publikohet raporti i monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit nga ana e OSBE/ODIHR. Ky raport duhet të publikohej tetë javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, që do të thotë ka dy javë vonesë. Nga zyrat e OSBE/ODIHR në Varshavë për Alsat-M thonë se vonesa ka të bëjë me pushimet e festave të fundvitit.

Vonesa në publikimin e raportit ka të bëjë me periudhën e festive dhe pushimeve, që ka ndodhur edhe në të kaluarën kur zgjedhjet janë mbajtur në fund të vitit – njoftuan nga OSBE / ODIHR.

Gjatë cikleve të kaluara zgjedhore pas vëzhgimit, Maqedonia ka marrë vërejtje serioze nga OSBE/ODIHR. Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit thotë se edhe në zyrat e tyre ka pasur shumë ankesa për të gjitha llojet e parregullsive dhe presioneve.

Unë nuk besoj se vërejtjet e OSBE-ODIHR do të japin një pasqyrë rrënjësore për atë që ndodhi në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, megjithatë ajo që unë mund të them dhe për të cilën kam njoftuar edhe misionin e OSBE-së në vend është se në linjën tonë që ka funksionuar para periudhës parazgjedhore, por edhe në ditën e zgjedhjeve. Gjithsesi që shkeljet e padallueshme nuk mund t’i vërejnë as OSBE dhe as vëzhguesit tjerë. Këto shkelje të procesit gjithmonë ndodhin para ditës së zgjedhjeve. Atëherë ndodhin kërcënimet, blerjet, korruptimet e zgjedhësve –  deklaroi  për Alsat-M Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Bojan Mariçiq nga Qendra për strategji Evropiane vlerëson se institucionet e vendit nuk i marrin shumë parasysh vërejtjet e ODIHR.

Të ishin të pranueshme nuk do të kishte nevojë për bisedime të veçanta për organizimin e zgjedhjeve ose Qeveri e veçantë për organizimin e zgjedhjeve. Kështu që mjaftueshëm gjatë janë injoruar vërejtjet e OSBE-ODIHR dhe kjo është thënë edhe në Raportet e BE-së disa here. Përndryshe gjithmonë merren si një verifikim i përgjithshëm ndërkombëtar i procesit zgjedhor dhe gjithmonë kanë vlerësime të përgjithshme. Në vitet e kaluara ata kanë dhënë edhe vërejtje konkrete dhe serioze veçanërisht për informimin e mediave që u shfrytëzuan në procesin e reformave në media –  tha për Alsat-M Bojan Mariçiq, Qendra për strategji Evropiane.

Në raportin paraprak një ditë pas 11 dhjetorit OSBE/ODIHR theksoi se zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë demokratike me një fushatë e cila u karakterizua nga mosbesimi publik në institucione dhe në sistemin politik, si dhe me akuza për presione ndaj votuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat