As Interpoli për 18 vite nuk e kap vrasësin maqedonas të biznismenit shqiptar nga Shkupi

Maqedonia

As Interpoli për 18 vite nuk e kap vrasësin maqedonas të biznismenit shqiptar nga Shkupi

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:29
Foto

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB), me fletë-arrest ndërkombëtar kërkon 53 të akuzuar për vepra të rënda penale vrasje, pedofilizëm, trafikim me qenie njerëzore dhe drogë.

Sipas informacioneve nga MPB-ja në mesin e të kërkuarve ka edhe të atill që për më shumë se 18 vite po i ikin prangave.

Në listën e të akuzuarve për vrasje, e që MPB-ja e kërkon për më shumë se 18 vite madje edhe ka alarmuar edhe interpolin është edhe Aco Bocevski i njohur si Aco Ciganot nga Shkupi. 

Ai nofkën Ace Ciganot e fitojë pas një ndërhyrje të dhunëshme në diskotekën 'Hard Rok' në Shkup, ndërsa policia po e kërkon për vrasjen e biznismenit shqiptar Sead Ibrahimi nga Draçeva e Shkupit. Sipas informacioneve që u plasuan pas vrasjes Bocevski e ka kryer vrasjen ndaj Ibrahimit pasi që ky i fundit e ka rrahur në mënyrë brutale.

Një version tjetër jo-zyrtar është se pushteti i atëhershm i Branko Cërvenkosvkit i ka pasur borxh në para Ibrahimit për paisjen që ai ja ka bërë MPB-së me motor të sjellur nga Zvicra. 

Bocevski i dënuar me 15 vite burg që nga 30 qershor i vitit 1998, e që njëher ka qenë në burg dhe në mënyrë misteroze është liruar në liri dhe ka arritur të ik nga shteti.

Me fletë-arrest ndërkombëtar kërkohet edhe ish-drejtori i Doganave të Maqedonisë Dragan Daravellski. Atë në Maqedoni e pret vuajtje e dënimit prej 7 vite për shkak të keqë përdorimit të detyrës zyrtare. 

Ai për vite të tëra ka arritur ti ik ligjit.  Sipas dëshmive ai arrin me sukese të ik nga drejtësia duke shfrytëzuar shtetësin e tij të dyfishtë serbe, ku edhe po jeton në Beograd. Filitet se jeta e tij në Beograd është tepër lukzose dhe nuk ngjason me një njeri që kërkohet me fletëarest ndërkombëtar.

Statistikat e MPB-së flasin se 90 për qind e kriminelëve të cilët kërkohen me fletë-arrest ndërkombëtar kanë shetësi maqedonase. Nga MPB-ja thonë ndonjëher drejtësia është e ngadalshme por arrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat