Siljanovska: Votuam për programe, jo për platforma

Maqedonia

Siljanovska: Votuam për programe, jo për platforma

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:43
Profesoresha universitare Gordana Siljanovska

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska, deklaroi se është e pazakontë që me platforma të krijuara të tentohet të formohet qeveria.

“Është e pazakonshme që me platforma të krijuara, partitë politike të tentojnë të formojnë qeverinë. Unë kam pritur që partitë politike të thirren në programet e tyre, për shkak se ne kemi votuar për programet e tyre, jo për platforma të krijuara, por ky është realiteti në Maqedoni. Çfarë do të ndodh në të ardhmen nuk e di, për shkak se në politikën e Maqedonisë ka shumë joracionalitet. Ne jemi përsëri në dorë të elitave partiak, të mos them në duart e liderëve të partive politike”, deklaroi Siljanovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat