Gjuha shqipe – përparësi apo pengesë?

Maqedonia

Gjuha shqipe – përparësi apo pengesë?

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 20:11
Ilustrim

Barriera gjuhësore gjendet vetëm në kokat e politikanëve të cilët të nxitur nga interesa të ngushtë partiakë dhe personalë shkaktojnë ndarje ndërmjet njerëzve. Të këtij mendimi ishin të gjithë të ftuarit në emisionin e djeshëm në Klik Plus. Shoumeni Boki 13 tha se është absurde të flitet për dygjuhësinë në Maqedoni.

“Diskutimi për dygjuhësinë në Maqedoni është një absurd i madh për arsye se shqiptarët në këtë vend janë qytetarë të barabartë”, u shpreh Bojan Jovanovski.

Aktori Marin Babiq konsideron se pikërisht njohja e gjuhës frënge i ka mundësuar atij që rolin e Molierit ta përgatisë në origjinal.

“Unë e kisha origjinalin dhe pata mundësinë të bëj krahasim me gjuhën maqedonase. Në përkthimin në gjuhën maqedonase hasa në shumë pengesa. Për dallim nga ajo, unë shumë lehtë u gjeta në tekstin origjinal”, tha Marin Babiq, Aktor.

 Aktivistja civile Nora Shaqiri Markoviq tha se gjithnjë do t’i jetë falënderuese babait të saj që e ka regjistruar në shkollë fillore në gjuhën maqedonase me qëllim që të interesohet për bashkësinë në të cilën jeton.

“Kam pasur situata tejet të vështira. Ndaj meje kishin një ton paragjykime. Por kjo mua më ka bërë më të fortë”, tha Nora Shaqiri Markoviq.

 Viktor Grozdanov, anëtar i udhëheqjes më të lartë të Opsionit Qytetar për Maqedoninë tha se problemi me përdorimin e gjuhës është ngritur në një nivel që nuk e meriton.

“Biznesmenët në Maqedoni qeverisë nuk i paguajnë para, ndërsa kjo e fundit nuk u lëshon para komunave. Njerëzit nuk munden t’i marrin paratë dhe nuk munden të marrin paga. Përse? Sepse ne merremi se kush do të bëjë qeveri në Maqedoni?”, tha Viktor Grozdanov, GROM.

 Të ftuarit në studion tonë thanë se personalitetet publike, kur prononcohen publikisht, duhet të bëjnë shumë kujdes sepse ata janë një ndër kreatorët e opinionit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat