Osmani: Propozim ligji për gjuhën në kuadër të kushtetutës aktuale

Maqedonia

Osmani: Propozim ligji për gjuhën në kuadër të kushtetutës aktuale

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:00
Zëdhënësi dhe anëtari i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani

Zëdhënësi dhe anëtari i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani duke komentuar mbi propozim ligjin për gjuhën shqipe ka lënë të kuptohet se qeverisë së re në Maqedoni nuk i nevojitet ndryshimi i kushtetuesë pasi që ligji në fjalë është në korniza të kushtetuës aktuale.

"Në lidhje me spekulimet mediatike dhe brifingjet se propozim ligji i jonë për gjuhën del jashtë kornizës së kushtetutës dua fillimisht t’i demantoj dhe të theksoj edhe njëherë se propozimi është krejtësisht në kuadër të kushtetutës aktuale dhe si i tillë është i panegociueshëm. Ai mund të plotësohet, por jo edhe të ngushtohet në asnjë shkronjë", ka shkruar Osmani në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat