Sulmi ndaj deputetit Zekiri, ja çfarë thotë MPB-ja

Maqedonia

Sulmi ndaj deputetit Zekiri, ja çfarë thotë MPB-ja

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:42
Muhamet Zekiri

“Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup nga Qendra Urgjente “Nëna Tereza”, në orën 1 e 10 minuta, ka ardhur denoncimi se tek ata me lëndime është paraqitur personi me iniciale M.Z, duke thënë se ka pasur sulm fizik në një objekt hotelerik nga ana e një personi të panjohur, deri tani”. Kështu kanë thënë nga SPB Shkup, në pyetjen e TV Shenja, në lidhje me sulmin që ka denoncuar deputeti Muhamed Zekiri, gjatë ditës së djeshme.

Ata kanë shtuar se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Kujtojmë, deputeti Zekiri, denoncoi se është sulmuar nga truproja e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa ky i fundit ka demantuar këto pohime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat