Të punësuarit në ndërmarrjen publike të rrugëve në Maqedoni ankohen për keqtrajtim

Maqedonia

Të punësuarit në ndërmarrjen publike të rrugëve në Maqedoni ankohen për keqtrajtim

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:01
Ilustrim

Kole Stefanvski 32 vjet punon si mekanik në ndërmarrjen publike të rrugëve në sektorin për mekanizim. Ai ankohet se drejtuesit në ndërmarrje po i keqtrajtojnë punëtorët. Njërit punëtor rroga i është ulur për 15% për shkak se nuk ka punuar më 11 tetor, që sipas ligjit është shpallur ditë jopune.

“Kemi probleme sepse po sillen si të çmendur ndaj njerëzve. Keqtrajtimet bëhen nga shefi jonë, Unë punoj 32 vite si mekanik. Njërin sy e kam të dëmtuar dhe me dokumente jam invalid”, tha  Stefanovski, Mekanik.

Ai thotë se është i shqetësuar për shkak të transferimit të barakave nga lagjja Kisella Vodë në Zhelezarë. Sipas tij, kjo ndodh për arsye se po ndërtohet një rrugë e cila do të kalojë nëpër vendin ku tani ndodhen barakat.

Nga Inspektorati Shtetëror i punës thonë se atyre nuk u ka mbërritur asnjë ankesë nga ana e punëtorëve, por në rast se pranojnë ndonjë ankesë, atëherë do të prononcohen.

320 punëtorë nuk pajtohen që punëtoritë e tyre të dislokohen nga Kisella Voda në Zhelezarë, sepse siç thonë, atje nuk ka kushte për punë.

Paralajmërojnë se, në rast se nuk përmirësohet marrëdhënia e drejtuesve me ta, atëherë do të detyrohen të drejtohen deri te Inspektorati Shtetëror i punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat