Mucunski: Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së arsimit

Maqedonia

Mucunski: Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së arsimit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:26
Timço Mucunski

Timço Mucunski nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp informoi se në proces janë thirrjet publike për ndërtimin e objekteve të tre shkollave fillore në Hipodrom, Lisiçe dhe një objekt në fshatin Falishe të Tetovës.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e objekteve të reja në shkollën fillore “Vera Jociq” në Hipodrom, me hapësirë prej 2100 metër katrorë dhe kapacitet prej 600 nxënësve, investimi do të kap shifrën e 1,2 milionë euro. Objekt të ri në SHF “Dimitar Makedonski” në rajonin e Lisiçec për 700 nxënës me vlerë gjithashtu prej 1,2 milionë euro dhe objekti i tretë do të ndërtohet në fshatin Falishe në SHF “Kirili dhe Metodi”, deklaroi Mucunski.

Ai gjithashtu shtoi se në vitet e kaluara dukshëm është përmirësuar infrastruktura arsimore, ku sipas tij, janë ndërtuar 74 shkolla të mesme dhe fillore dhe 98 salla sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat