Pas gjashtë dekadave do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit në Resnjë

Maqedonia

Pas gjashtë dekadave do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit në Resnjë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 22:39
Ilustrim

Me investim me vlerë prej 800 mijë euro, për herë të parë pas 60 viteve do të fillojë rikonstruimi themelor i rrjetit të ujësjellësit në Resnjë. Bëhet fjalë për zëvendësimin komplet të gypave të ujit, me qëllim që të sigurohet ujë i shëndetshëm, i pastër dhe cilësorë.

Në realizimin e këtij investimi do të marrin pjesë Komuna e Resnjës, e financuar nga Qeveria e Maqedonisë, Banka Investuese Evropiane dhe disa mjete do të sigurohen nga projektet e UNDP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat