Jakimovski: Ose qeveri ose zgjedhje të reja për të dalur nga kriza

Maqedonia

Jakimovski: Ose qeveri ose zgjedhje të reja për të dalur nga kriza

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 23:32
Kryetari i GROM-it, Stevçe Jakimovski

Kryetari i GROM-it, Stevçe Jakimovski, sot në mbledhjene e dytë të partisë së tij, deklaroi se formimi i qeverisë ose zgjedhjet e reja janë zgjidhjet për të dalur nga kriza.

“Ky është fundi i papërgjegjësisë nga të gjithë partive politike. Mendoj se duhet ta shpejtojnë procesin, ose qeveri ose zgjedhje të reja, zgjidhjet të tretë nuk ka. Një stasus-quo e këtillë mund t’i sjell dëm të madh Maqedonisë, duke pasur parasysh gjendjen e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë”, deklaroi Jakomovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat