Grubi: Ligji për gjuhën shqipe është në kufijtë e Kushtetutës

Maqedonia

Grubi: Ligji për gjuhën shqipe është në kufijtë e Kushtetutës

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:39
Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së dhe deputeti i kësaj partie, Artan Grubi

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së dhe deputeti i kësaj partie, Artan Grubi për Radio Evropa e Lirë ka thënë se ligji për gjuhën shqipe që bisedohet në mes partive është brenda kufijve të Kushtetutës së Maqedonisë.

”Apsolutisht ky ligj është konform Kushtetutës së Maqedonisë dhe për këtë ligj nuk kemi kompromis” ka thënë Grubi për REL në gjuhën maqedone.

Për këtë qëllim, sipas burimeve të Telegrafit brenda Aleancës për Shqiptarët, merret vesh se përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët dhe LSDM-së do të takohen këto ditë për të diskutuar rreth ligjit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat