Zbulohet politikani sllavomaqedon, ja kush është ai që ka dorë në konfliktin Kumanovës

Maqedonia

Zbulohet politikani sllavomaqedon, ja kush është ai që ka dorë në konfliktin Kumanovës

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:02
Konflikti në lagjen e Trimave në Kumanovë

Populli maqedonas për herë të parë ka mbështetje nga administrata e re amerikane, nuk ka ndërhyrje të jashtme, tha gazetarja Mirka Velinkovska gjatë emisionit “Në qendër” të Vasko Eftov.

Në pyetjen se a janë të kapur politikanë maqedonas në kuadër të procesit “Lagjia e Trimave”, ajo është përgjigjur se në mesin e tyre është edhe Stojan Andov. ­

Image
Stojan Andov

Stojan Andov është i kapur, një javë para se të ndodhë Lagjia e Trimave, në maj, ai veqse më ka qenë në komunikim me këta dy Burger dhe Stoner. Kështu që, Andov është i njohur për këtë edhe që nga koha e Van Der Stulit, i cili erdhi atëherë në “Puls” dhe na njoftoi se personi është i turbullt. Ai është si dhelpër, shpëton, ka thënë Velinkovska.

Ajo ka shtuar se Trump në asnjë mënyrë nuk do të këmbëngul për ndryshim të emrit. Këtë pyetje harrojeni, nuk do të merret me këtë, ai e di se një gjë e tillë është e pahijshme. Lobimi është ngrirë e kjo do të thotë se edhe lobi grek është ngrirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat