Incident gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ”Vardari – Shkupi”, 8 persona shoqërohen në polici

Maqedonia

Incident gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ”Vardari – Shkupi”, 8 persona shoqërohen në polici

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:33
Ilustrim

Dy të rinj të moshës 15 vjeçare nga Shkupi dhe Kërçova janë sulmuar fizikisht nga një grup prej 20 deri 30 personave, që sipas policisë, mund të jenë tifozë të ”Kf Shkupi”.

Rasti është raportuar në polici mbrëmë nga të afërm të dy të rinjve. Sipas policisë, të miturit kanë dalë nga salla ”Kale” dhe në afërsi të ”Akademia Vardar” janë sulmuar nga grupi.

MPB-ja bën të ditur se edhe gjatë ndeshjes ”Vardari-Shkupi” policia është detyruar që të ndërhyjë me ç’rast shtatë persona janë shoqëruar në polici, gjashtë nga Shkupi dhe një nga Velesi.

Për këtë shkak, sipas policisë, një grup tifozësh të Vardarit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të Stacionit policor – Qendër, ku është shoqëruar në stacion policor, një 19 vjeçar nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat