Taravari: Të gatshëm për t’i dhënë nënshkrimet Zaevit, sot o nesër takohemi me LSDM-në

Maqedonia

Taravari: Të gatshëm për t’i dhënë nënshkrimet Zaevit, sot o nesër takohemi me LSDM-në

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:39
Arben Taravari

Më së voni deri nesër përfaqësues të LR-PDSH-së në emër të Aleancës për Shqiptarët do të takohen me përfaqësues të LSDM-së ku do diskutojnë rreth propozim-ligjit të shqipes dhe pikat e tjera të Deklaratës së përbashkët.

Këtë e konfirmoi për median Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari.

Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat